Mbahet mbledhja e shtate e Keshillit drejtues te AOSHKOM
Mbledhja e shtate e Keshillit drejtues te AOHKOM u mbajt me 17 Qershor ne Shkup. Ne te u more vendim per organizimin e punetorise rajonale me perfaqesues te vendeve fqinje mbi rolin dhe pervojat nga ekzistimi i komisionit rregullator per formimin e cmimit te ujit.
Vizite studimore e perfaqesuesve te ndermarrjeve ujesjelles dhe kanalizime ne Beograd, 11 dhe 12 .06.2009
Ne kete udhetim me karakter studimor , pervec takimit me perfaqesues te sektorit ujesjelles dhe kanalizime te Beogradit dhe vizites ne Shoqaten serbe te ndermarrjeve qe menaxhojne ujerat, u realizuan vizita edhe ne pikat ose stacionet e pastrimit te ujit , qendra moderne mbikeqyrese e kanalizimeve dhe qendra per bazhdarimin e ujematesve.
Gjithashtu u kembyen pervoja dhe u theksua nevoja per vazhdimin dhe thellimin e bashkepunimit midis ketyre dy asociacioneve.
Takim pune me QMBN dhe KS te Norvegjise
Ne fillim te muajit Qershor drejtoresha ekzekutive e AOSHKOM , zonja Stojanovska, bashke me anetarin keshillit drejtues te AOSHKOM , zoteri Arnaudov – drejtor i NP “Vodovo i kanalizacija – Skopje” te Shkupit , realizuan nje takim pune me perfaqesues te KS te Norvegjise dhe te Qendres maqedonase per bashkepunim nderkombetar lidhur me zbatimin dhe definimin e disa pjeseve te projektit per : Definimin e prioriteteve per reforma ne sektorin komunal dhe permiresimin e veprimtarise se NPK.
Punetori per prezantimin e evaluimit vjetor te indikatoreve te performansave te shtate ndermarrjeve rajonale qe merren me menaxhimin e ujerave
Teme bosht e punetorise se mbajtur ne Prishtine me 4 qershor 2009 dhe e organizuar nga Agjencioni rregullator i Kosoves per ujera dhe kanalizime me mbeshtetje te projektit te financuar nga Konfederata e Zvicres ishte evaluimi i performansave te ndermarrjeve qe menaxhojne ujerat ne Kosove per vitin 2008. ...... me shume Punëtoria – Zgjidhjet GIS në NPK në Maqedoni dhe më gjerë
Në këtë punëtori morën pjesë 60 pjesëmarrës nga NPK dhe komunat. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë teknologjinë GIS , e cila gjen përdorim të përditshëm në ndërmarrjet komunale ku pjesa dërmuese e të dhënave që përpunohen , analizohen dhe merren vendime , ka komponentën e vetë hapësinore. Kalimi nga mënyra klasike e përpunimit të të dhënave është mundësuar me aplikimin e teknologjisë informative e cila përpunon baza digjital gjeografike të të dhënave (GIS). Në këtë punëtori prezantues ishin dy kompani : GISDATA – Shkup dhe GEOLIND – Manastir. Sot teknologjia GIS ka qetur përdorim të gjerë në botë, por ka ndërmarrje edhe në Maqedoni ku me aplikimin e GIS është rritur efikasiteti në punën e përditshme.
Punetoria – Indikatoret kyc te realizimit KII
Punëtoria u mbajt më 2 Qershor 2009 në Shkup. Ligjëruan përfaqësues të BDS – Shkup, zotërinjtë Hristov dhe Vrtevski . Prezantuesit paraqitën në hollësi indikatorët e realizimit - II , mënyrën se si duhet të aplikohen dhe praktikohen , si të krijohen, dizajnohen dhe zhvillohen. Në pjesën e dytë të punëtorisë u prezantuan edhe indikatorët kyç të realizimit K II , duke i definuar indikatorët që shërbejnë për ndjekjen e procesit i cili ka për qëllim të masë shkallën e suksesit në realizimin e qëllimeve organizative. KII janë të lidhur ngushtë me strategjinë e kompanisë me të cilën përcaktohet kahja e zhvillimit të kompanisë. Së fundi u prezantuan përvojat praktike nga implementimi i KII. Pjesëmarrësit e punëtorisë ishin shumë aktiv dhe mbetën të kënaqur nga risitë prezantuara në punëtori.
Vizite studimore e perfaqesuesve te ndermarrjeve komunale publike ne R. e Shqiperise – Korce dhe Tirane me 27 dhe 28 Maj 2009
Vizita studimore në Shqipëri kishte për qëllim të vizitohen ndërmarrjet që merren me furnizim me ujë dhe të këmbehen përvoja nga procesi i punës. Në këtë udhëtim morën pjesë anëtarët e këshillit drejtues dhe atij mbikëqyrës të AOSHKOM-it. Gjatë qëndrimi dyditor u vizituan ndërmarrjet në Korçë dhe Tiranë si dhe u realizua një takim pune me asociacionin e ndërmarrjeve komunale në R. e Shqipërisë me të cilin AOSHKOM ka një bashkëpunim shumëvjeçar. U realizua edhe një takim pune me përfaqësues të komisionit rregullator për formimin e çmimit të ujit dhe u morë qëndrim për mbajtjen e një punëtorie rajonale për këmbim përvojash që nga formimi i këtij komisioni.
Takim pune me perfaqesues te Agjencise rregullatore te Kosoves per uje dhe kanalizim dhe me perfaqesues te WWRO &WM-OFMP
Në muajin Maj u mbajt takim pune me përfaqësues të Agjencisë rregullatore të Kosovës për ujë dhe kanalizim dhe me përfaqësues të WWRO&WM-OFMP, projekt i financuar nga Konfederata e Zvicrës.
Në këtë takim u prezantua veprimtaria dhe funksioni i Komisionit rregullator të Kosovës për formimin e çmimit të ujit dhe u këmbyen përvoja lidhur me veprimtarinë e tij.
Gjithashtu u diskutua edhe per organizimin e nje punetorie per prezantimin e rezultateve nga realizimi i projektit Benchmarking ne ndermarrjet komunale publike ne republiken e Maqedonise dhe vendet fqinje.
Vizite ne laboratorin per kontrollimin e cilesise se ujit ne NP “Vodovod i kanalizacija – Skopje”
Gjate muajit Maj AOSHKOM organizoi nje vizite ne laboratorin per
Kontrollimin e cilesise se ujit ne kuader te Qendres per kontroll sanitar dhe mbikeqyrje ne NP “Vodovod i kanalizacija – Skopje” me nxenes te klases se III
te Shkolles fillore “Luben Lape” ne Shkup.
Vizita kishte per qellim nxenesit te njihen me menyren e pastrimit te ujit te pijshem dhe te kuptojne rendesine e ekzistimit te ujit te paster te pijshem, te shendosh dhe pa baktere.
Punetori kushtuar kontrollit te ndotjes me ujera te zeza, korniza ligjore, mundesia e shfrytezimit te fondeve IPA, pervoja nga puna e pikave pastruese
Duke pasur parasysh perpjekjet qe ben Maqedonia per te hyre ne BE dhe faktin se BE kerkon nga Maqedonia te zgjidhe problemet ne lemin e ambientit hapesinor, duke vene theksin vecanerisht ne pastrimin e ujerave
te zeza, ceshtja e trajtimit te ujerave te zeza ne R. e Maqedonise duhet te ze vend te rendesishem. ...... me shume
Projekti i evaluimit sistematik (Benchmarking) i realizuar ne Maqedoni
Qellimi i realizimit te Sistemit Benchmarking – evaluimit sistematik te ndermarrjeve ne fushen e ujitjes dhe largimit te ujerave te zeza ne Maqedoni eshte permiresimi i performansave te ndermarrjeve permes monitorimit te nje grupi indikatoresh duke u fokusuar ne: ...... me shume |